mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbështeten dhe fuqizohen grupet formale e joformale të grave

23.12.2019

20 dhjetor, 2019 - Përgjatë një periudhe tremujore, organizata joqeveritare Syri i Vizionit - në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”, ka mbështetur dhe fuqizuar grupet formale e joformale të grave përmes realizimit të iniciativave të vetë këtyre grave në komunat e Istogut, Klinës, Deçanit dhe Rahovecit, ku edhe është duke u zbatuar ky projekt.

Idetë për realizimin e iniciativave kanë dalë nga vet grupet e grave asambleiste dhe grupet joformale të grave. Këto ide kanë qenë të orientuara në “Rritjen e pjesëmarrjes së grave në proceset vendimmarrëse”, duke e parë këtë si mekanizëm për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri.

Qëllimi i këtyre iniciativave ishte informimi, vetëdijesimi dhe sensibilizimi i grupeve të grave, burrave dhe të rinjve nëzonat rurale e urbane për pjesëmarrjen e grave në proceset vendimmarrëse.

Për të informuar grupin e shënjestruar, janë mbajtur takime dhe fushata të cilat promovojnë vlera të barazisë gjinore në shoqëri, mekanizmat ligjor ekzistues si dhe janë diskutuar procedurat e përfshirjes së grave në proceset vendimmarrëse, siç mund të jenë takimet publike, këshillat lokalë, sportelet ndihmëse për qytetarë, grupet e grave asambleiste, etj.

Në të njëjtën kohë, janë mbajtur takime edhe me institucionet përgjegjëse të kësaj fushe për të adresuar shqetësimet e dala nga takimet në grupe dhe diskutimet për përfshirjen e gruas në procese vendimmarrëse. 

Po ashtu, për të arritur qëllimin e fushatës për promovimin dhe sensibilizimin mbi barazinë gjinore në shoqëri dhe rritjen enumrit të grave në proceset vendimmarrëse, janë mbajtur radio emisione për tëinformuar sa më shumë opinionin e gjerë. 

Projekti “Qytetaria Aktive” ka për qëllim aktivizimin e qytetarëve. Ai është duke u realizuar tash e sa vite nga organizata “Syri iVizionit” me mbështetje të çmueshme financiare nga Olof Palme International Center dhe SIDA.