mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fillon faza e tretë e programit SEED

06.03.2020

Më 26 e 27 shkurt 2020 në Vjenë, Austri, është mbajtur takimi fillestar i programit SEED faza e tretë, ku kanë marrë pjesë të gjithë partnerët. Programi do të zbatohet në Kosovë dhe në Serbi për tre vitet e ardhshme, 2020 - 2022.

Si pjesë e strategjisë dalëse/përmbyllëse, SEED në fazën e tretë do të fokusohet në qëndrueshmërinë e rezultateve të arritura deri më tash, ngritjen e kapaciteteve të këshillave lokal të punësimit, do të ofrojë grante për nisma inovative dhe start-ups, do të krijojë mekanizma e infrastrukturë bashkëkohore për shkollat profesionale si dhe do mbështes bashkëpunimin ndër-komunal, rajonal duke krijuar rrjete të bashkëpunimit.

Programi SEED zbatohet nga Syri i Vizionit në Kosovë në bashkëpunim me organizatën Austriake “Volkshilfe” dhe mbështetje nga Agjencia Austriake për Zhvillim – ADA.