mendo globalisht,
vepro lokalisht

Shkollat ndihmohen me pajisje për dezinfektues

26.11.2020

Organizata Syri i Vizionit, në kuadër të programit tematik për mbrojtjen e fëmijëve, ka dërguar nga një pajisje për dezinfektues dhe sasi simbolike të dezinfektuesve në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta “Ibrahim Fehmiu” dhe “Haziz Tola” në Prizren, “Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, “Selami Hallaçi” dhe “Thimi Mitko” në Gjilan, “Ismet Rraci” dhe “Motrat Qiriazi” në Klinë si dhe në “Yll Morina” e “Zekeria Rexha” në Gjakovë.

Qëllimi i dërgimit të këtyre dezinfektuesve është që të ndihmohen shkollat në këtë kohë pandemie nga COVID-19. Krahas këtyre pajisjeve për dezinfektues është bërë edhe promovimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, me theks të veçantë lidhur me parandalimin e dhunës në shkollë dhe ndalimin e ndëshkimi trupor.

 

Këto pajisje për dezinfektues janë dhuruar në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë.

 

#RriteMeDashni #MbajeMasken #MbajeDistancen #MbajeHigjienen