mendo globalisht,
vepro lokalisht

Syri i Vizionit nënshkruan marrëveshje me Komunën e Istogut

10.02.2021

Në një ceremoni solemne të mbajtur sot, e mërkurë, është bërë nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të organizatës Syri i Vizionit(SiV) dhe Komunës së Istogut. Kjo marrëveshje është arritur lidhur me programin dyvjeçar “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave, dhe grupeve tjera në nevojënë pesë komuna të Kosovës” i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian, i cili ka nisur të zbatohet nga SiV në partneritet me organizatën The Balkan Forum dhe Komunën në fjalë. 

Projekti synon të ofrojë masa shtesë aktive për tregun e punës, të tilla si sigurimi i mbështetjes për trajnime specifike, trajnime në vend të punës, ofrim të praktikës në punë dhe vetë-punësimin e grupeve të cenueshme në Kosovë, në mënyrë specifike në komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë e Junik. 

Ky projekt po ashtu do të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjeve të reja për të krijuar perspektivën e punësimit për grupet të cilat janë veçanërisht të rrezikuara në tregun e punës.