mendo globalisht,
vepro lokalisht

Thirrje e hapur për trajnime dhe mundësi punësimi për 300 të rinj, gra dhe persona me aftësi të kufizuara si dhe komunitetet pakicë

07.04.2021

Syri i Vizionit, The Balkan Forum dhe Komuna e Istogu fton të gjithë rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si dhe komunitetet pakicë (ashkali, boshnjak, egjiptian, rom dhe serb) nga zonat rurale dhe urbane të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik të aplikojnë për të qenë pjesë e grupeve të trajnimeve të cilat do të ndihmojnë në përgatitjen e tyre, zhvillimin e kapaciteteve të tyre personale për të qenë të gatshëm për tregun e punës me mundësi punësimi dhe ofrim të praktikës në punë si dhe vetë-punësim.  Kjo thirrje bëhet në kuadër të projektit “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave dhe grupeve tjera në nevojë në pesë komuna të Republikës së Kosovës” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Syri i Vizionit, The Balkan Forum dhe Komuna e Istogut

Kush ka të drejtë të aplikojë?
Të gjithë të rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si dhe komunitetet pakicë  (ashkali, boshnjak, egjiptian, rom dhe serb) nga zonat rurale e urbane të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.

Çfarë do të përfitoni?
Ju do të përfitoni trajnime, punë praktike të cilat do t’u ndihmojnë të zhvilloni aftësitë tuaja profesionale dhe të përgatiteni  për tregun e punës, duke krijuar kështu mundësi më të mira dhe më të shpejta për të gjetur një vend të punës, si dhe mundësi vetë-punësimi sipas mundësive dhe përgatitjeve tuaja që përputhen me tregun e punës në komunën tuaj.

Mënyra dhe afati i aplikimit
Të gjithë ju që jeni të interesuar mund të aplikoni online duke plotësuar formularin këtu https://docs.google.com/forms apo mund të vini në zyre tek ne për ta plotësuar në formë fizike. Zyrat tona ndodhen në rrugën Isa Demaj 14, 30000 në Pejë.

Afati i fundit për aplikim është deri më datën: 30, prill 2021, (e premte), ora 17:00.

Për ndihmë dhe informata shtesë ju lutem na kontaktoni çdo ditë punë (e hënë - e premte) nga ora 08:30 deri në 17:30, me anë të telefonit +383 39 423240 apo në e-mail adresën [email protected]

Ju mirëpresim!