mendo globalisht,
vepro lokalisht

Bëhu pjesë e fushatës "Rrypi nuk është për me m’rreh "

16.07.2021

Bëhu pjesë e fushatës "Rrypi nuk është për me m’rreh "

 

Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyre për Qeverisje të Mirë  dhe Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, kanë kënaqësinë të ju ftojnë të jeni pjesë e fushatës sensibilizuese "Rrypi nuk është për me m’rreh " si pjesë e fushatës së ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve RriteMeDashni.

Qëllimi i kësaj fushate është promovimi i “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – një vit pas hyrjes në fuqi” dhe ndalimin të ndëshkimit trupor, duke ndërgjegjësuar dhe vetëdijësuar gjithë qytetarët në parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve dhe  institucionet qeveritare të ndërmarrin veprime të menjehershme në zbatimin e këtij ligji, qe fëmijët të ndjejnë mbrotjen dhe sigurinë dhe të drejtat që ju garantohen nga shteti. 

Poashtu, ky aktivitet synon të rris vetëdijen e prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për pasojat që ka ndëshkimi trupor dhe përdorimi i dhunës e ushtrimi i dhunës, si një dukuri mjaft e shprehur në familje.

Fushata do të realizohet më 17 korrik 2021 (e shtunë) duke filluar nga ora 10:00 në sheshin “Skenderbeu” afër objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës , Prishtinë.

Fushata e Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve RriteMeDashni realizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar.