mendo globalisht,
vepro lokalisht

Pyetje dhe përgjigje për aplikim në Grantet për Zhvillim Ekonomik Lokal në Istog

02.11.2015

Pyetjet dhe përgjigjet e parashtruara nga të interesuarit për aplikim për grante gjatë fazës së sesioneve informuese të Granteve për Zhvillim Ekonomik Lokal në Istog:

1. Pyetja: Nëse shuma në faturë është më e madhe se shuma e grantit të paraparë me projekt, pra p.sh nëse makina e kërkuar kushton 7000 Euro, kurse granti parasheh 3500, a mund të behet pagesa e përbashkët? (nga info sesioni 16.10.2015)
Përgjigjja: Është e lejuar që shuma mund t’i shtohet grantit mund të jetë deri 55% të vlerës së faturës, pra granti mundë të bashkëfinancohet.

2. Pyetja: A mund të aplikoj duke shfrytëzuar dokumentet e burrit i cili ka biznes? (nga info sesioni 16.10.2015)
Përgjigjja: Duhet që burri të aplikojë me biznesin e vet, e të parasheh që granti do të jep rezultat punësimin e gruas. Pra nuk bën të aplikoj gruaja me dokumentet e burrit.

3. Pyetja: A bën mund të shpenzohen paratë e grantit për rroga? 
Jemi një biznes nga Istogu dhe dëshirojmë të aplikojmë në thirrjen tuaj për grante për zhvillimin lokal të Istogut. Kemi nevojë për një sqarim shtesë, të cilin nuk kemi mundur ta kuptojmë gjatë mbajtjes së prezantimit. Pyetja jonë është kjo: ne planifikim të buxhetit prej 3500 euro për projekt, a mund të përfshihet edhe paga e një punëtori për 6 muajt e implementimit të projektit, kurse pas përfundimit të impelentimit të projektit paga e punëtorit të paguhet nga biznesi? (email 17.10.2015)
Përgjigjja: Në kuadër të buxhetit të projektit mund të parashihet edhe paga për punëtorë, siç është cekur edhe gjatë sesionit informues. Mirëpo pasi që projekti synon nxitjen e zhvillimit ekonomik, nuk preferohet që të hollat të shpenzohen për rroga.

4. Pyetja: A bën të aplikohet me certifikatë të biznesit të ndonjë anëtari të familjes (familjes së gjere). (pyetje  27.10.2015)
Përgjigjja: Për grant mundë të aplikojë vetëm personi që ka biznes të regjistruar. Pra, nuk bën që të aplikohet me certifikatë biznesi të ndonjë personi tjetër, qoftë ai edhe anëtar i familjes.
5. Pyetja: Kam një paqartësi rreth aplikimit për grante në komunën e Istogut. Çfarë duhet të shënoj te rubrika "përfaqësuesi ligjor"? Të dhënat  për institucionin bankar, emrin e kontabalistit apo diçka tjetër ?  (pyetje 28.10.2015)                                                                                                                                    Përgjigjja: Në këtë rast përfaqësuesi ligjor është personi në emër të të cilit është i regjistruar biznesi, ose personi i cili është i autorizuar nga drejtori ose pronari i biznesit për ta përdore llogarinë bankare.