mendo globalisht,
vepro lokalisht

SHPALLJE PER VEND PUNE - Zyrtar për monitorim dhe vlerësim në fushën e mbrojtjes dhe qeverisjen e të drejtave të fëmijëve

11.09.2017SHPALLJE PER VEND PUNE

Titulli i punës: Zyrtar për monitorim dhe vlerësim në fushën e mbrojtjes dhe qeverisjen e të drejtave të fëmijëve  
Vendi i punës: Pejë
Fillimi i punës: 1 Tetor 2017
Kohë zgjatja:  Kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi

Syri i Vizionit ka për qëllim promovimin e demokracisë lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në Kosovë. Në përpjekjet e vazhdueshme për praktika demokratike, “Syri i Vizionit” i ka dhënë rol të veçantë promovimit të qeverisjes së mirë, përgjegjësisë, transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.
Syri i Vizionit kërkon të punësojë një zyrtar për Monitorim dhe Vlerësim  në kuadër të Programit “Detyrimi ynë për të Ardhmen- Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, që është duke u realizuar në fushën e mbrojtjes dhe qeverisjen e të drejtave  të fëmijëve në Kosovë në partneritet me zyrën kosovare të Save the Children, dhe për qëllim ka edhe parandalimin e  dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve në çdo ambient.
Zyrtari për Monitorim dhe Vlerësim është përgjegjës për të punuar ngushtë me menaxherin e programit për Zhvillimin e Programit dhe Cilësisë në udhëheqjen e programit tematik dhe me ekipin e projektit, që të arrijnë monitorim efektiv, vlerësim, vlerësim të ndikimit, rishikim dhe raportim të rezultateve të punës me fëmijët.
Zyrtari M & V përpos punës me stafin e programit do të punojë edhe me stafin e organizatës dhe partnerët; do të bëjë plane, vegla, procese për mbledhjen e të dhënave, analiza dhe raportim. Zyrtari M & V do të udhëheqë, këshillojë dhe mbështesë zhvillimin e kapaciteteve të ekipeve të programit dhe organizatës për të arritur rezultatet e pritura.

FUSHAT KRYESORE TË PËRGJEGJËSISË:
Monitorimi dhe Vlerësimi i Sistemit të Zhvillimit/Menaxhimit
• Punon me menaxherin e programit që të sigurojë zbatimin e Standardeve të Cilësisë të Syri i Vizionit dhe Save the Children International zyra në Kosovë dhe siguron mirëkuptim dhe zbatim të prioriteteve e nismave të SCI MEAL për të arritur ndikim për fëmijët.
• Punon me përgjegjësin për Zhvillim te Politikave dhe Cilësisë në SiV dhe SCI që të sigurojë zhvillimin e hulumtimit inovativ dhe efektiv, vegla dhe mekanizma monitorimi e vlerësimi të cilat do të ofrojnë informatat më relevante dhe strategjike për të menaxhuar programin.
• Ndihmon përgatitjen e raporteve analitike në nivel vendi për statusin e çështjeve të të drejtave të fëmijëve kur shfaqen mundësitë për të ndikuar në politikat zhvillimore dhe sociale.
• Punon bashkërisht për të siguruar monitorim dhe vlerësim efektiv të cilësisë së programit, duke përdorur një varg monitorimesh dhe në baza periodike rishqyrton planin i cili siguron se programet e financuara nga granti përshtaten me kërkesat e MEAL.
• Mbështet koordinatorët tematikë/specialistët në zhvillimin e planeve/veglave të M & V për të gjitha projektet dhe shfrytëzimin efektiv të veglave të tilla për planifikim, monitorim dhe raportim, përfshirë përcjelljen e treguesve të kornizës logjike për të integruar vlerësimin e ndikimit dhe mësimin në ciklin e programit, me theks në të dhëna të zbërthyera.
• Ndërmerr aktivitete të rregullta  në terren në mënyrë të pavarur, që të sigurojë pajtim dhe zbatim me kohë të M & V të planifikuar.
• Pozita do të kërkojë që të udhëtohet 40-50 % të kohës në komunat ku  Syri i Vizionit punon.
• Organizon dhe lehtëson monitorimin tremujor, rishikimin e procesit dhe ngjarjeve të organizuara.
• Siguron që vlerësimet e mbështetura nga Syri i Vizionit dhe Save the Children janë dizajnuar dhe zbatuar sipas standardeve të vendosura të cilësisë dhe rezultatet janë shpërndarë me kohë tek aktorët, në mënyrë që të përmirësohet performansa e programit dhe të kontribuojë në mësim më të gjerë.
• Aftësi dhe gatishmëri për të ndryshuar praktikat dhe orët e punës në mënyrë të papritur dhe të punojë me stafin e ri të punësuar në rast të nevojës.
• Ndihmon ekipet e programit për të zhvilluar rezultate dhe tregues SMART gjatë dizajnimit të projektit dhe zhvillimin e propozimeve, të cilat përshtaten me rezultatet e treguesve ndërkombëtarë e vendorë për përdorim në matjen e programeve.
• Udhëheq ekipet e programit për të krijuar planet e MEAL dhe buxhetit që të sigurojë mbledhjen e të dhënave të hulumtimit paraprak aty kur janë të nevojshme për fillim të projektit, si dhe anketa e vijës së mesme dhe vijës së fundit gjatë dhe në fund të projekteve.

Raportimi
• Punon ngushtë me menaxherin e programit dhe koordinatorët tematikë që të sigurojë përgatitjen me kohë të raporteve të brendshme dhe të jashtme e produkteve përkatëse; vërteton saktësinë, kohën dhe përshtatshmërinë e informacionit.  
• Siguron përshtatje me udhëzimet e rekomanduara, formatet dhe standardet e SiV dhe SCI-së.
• Përgatit raportet e konsoliduara vjetore të programit dhe organizon mësim të duhur për të shpërndarë arritjet kryesore dhe mësimet e nxjerra.

Kualifikimet dhe përvoja:
• Diplomë universitare në Psikologji apo në ndonjë drejtim të shkenca shoqërore apo ndonjë fushë përkatëse /Titulli Master është një përparësi
• Përvojë pune përkatëse në një mjedis të OJQ-ve
• Aftësi për të koordinuar punën ndër-drejtori dhe ndër-sektoriale
• Shkathtësi të larta ndër-personale dhe komunikuese
• Shkathtësi të larta lehtësuese dhe prezantuese
• Shkathtësi trajnuese, zhvillim kapacitetesh, këshillimi dhe mentorimi
• Shkathtësi të shkëlqyeshme TI [Microsoft Office] dhe softuerë tjerë statistikorë
• Mundësi dhe gatishmëri për të udhëtuar në të gjitha pjesët e vendit
• Përkushtim dhe mirëkuptim për synimet, vlerat dhe parimet e Syri i Vizionit, përfshirë edhe qasjet e bazuara në të drejta
• Aftësi në punë ekipore dhe vet-iniciativë
• Njohje e gjuhës angleze në të shkruar dhe folur, gjuha serbe apo boshnjake është një përparësi
• Të mos jetë i dënuar apo nën hetime për vepra penale

Preferohet
- Përvojë pune në ndonjë organizate lokale jo-qeveritare apo të ngjashme
- Patentë shoferi, kategoria B

Mënyra e Aplikimit
Aplikacionet në gjuhën shqipe ose angleze (që përfshijnë një letër motivuese dhe Europass CV) duhet të dorëzohen me së voni më 22 Shtator 2017 në formë elektronike në [email protected]
Në intervistë do të ftohen vetëm  kandidatët që do të  futen në listën e ngushtë.