mendo globalisht,
vepro lokalisht

Konsulent për realizimin e studimit ligjor mbi mekanizmat e organizimit dhe përfaqësimit të fëmijëve në nivel lokal

18.09.2017

Termat e Referencës: Konsulent për realizimin e studimit ligjor mbi mekanizmat e organizimit dhe përfaqësimit të fëmijëve në nivel lokal

 

Hyrje

Organizata Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës.
Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save the Children në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj. 
Informata të përgjithshme rreth projektit
Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children- zyra në Kosovë, tash e pesë vite është duke punuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës, në kuadër të të cilave ka zhvilluar projekte për të fuqizuar mekanizmat e parandalimit të dhunës, ndëshkimit trupor dhe raportimit të rasteve të dhunës në shkollat e komunave Pejë, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë.
Në kuadër të programit tematik në fushën e Qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, do të punohet në fuqizimin e fëmijëve në nivel lokal duke ndikuar drejtpërdrejtë në  pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe përmirësimin e situatës së të drejtave të tyre në nivel lokal e nacional duke krijuar kështu mekanizma ligjor të organizimit dhe përfaqësimit të fëmijëve në nivel lokal qoftë përmes këshillave të nxënësve apo asambleve komunale të fëmijëve apo ndonjë strukture tjetër që përcaktohet me legjislacionin në fuqi.

Objektiva
Në kuadër të tematikës Qeverisja me të Drejtat e Fëmijëve,  Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një konsulent për realizimin e një studimi ligjor mbi mekanizmat e organizmit dhe përfaqësimit të fëmijëve në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në nivel shkolle dhe komune, në komunat Pejë, Klinë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Prishtinë dhe Mitrovicë. 

Qëllimi i Studimit
Qëllimi i angazhimit të këtij konsulenti është zhvillimi i një studimi profesional mbi mekanizmat ligjorë që kanë të bëjnë më organizimin dhe përfaqësimin e fëmijëve në shkollë dhe komunë. Ky studim do të qartësojë në mënyrë specifike dhe të  qartë se cila është mënyra e organizimit dhe përfaqësimit të fëmijëve në nivel shkolle dhe komunë dhe në çfarë forme përcaktohet përfaqësimi dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e tyre në vendimmarrje. Po ashtu do të na ofrojë edhe alternativa apo mekanizma shtesë se si mund të bëhet organizmi dhe përfaqësimi me i mirë i fëmijëve  në komunat e lartcekura, do të qartësojë rolin e Asamblesë Komunale të Fëmijëve, këshillave të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, apo të ndonjë mekanizmi tjetër. Ky studim do të fuqizojë fëmijët dhe ne si organizata, me qëllim që institucionet që për mandat kanë qeverisjen me te drejtat e fëmijëve, t’i mbajmë përgjegjës për obligimet ligjore që kanë ndaj fëmijëve, si në organizimin dhe përfaqësimin e fëmijëve dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të tyre në vendimmarrje. 

Rezultatet e pritura:
Hartimi i raportit analitik dhe studiues mbi mekanizmat ligjorë të organizimit dhe përfaqësimit të fëmijëve në shkolla dhe komuna, me rekomandime specifike dhe sugjerime për format, metodologjitë dhe obligimet ligjore dhe nënligjorë që ka Kosova dhe komunat duke u bazuar gjithmonë në qeverisjen e të drejtave të fëmijëve dhe përfshirjes së tyre në vendimmarrje (ligjet, aktet nënligjore duhet jete te vendosura me *). Raporti duhet ketë një analizë studiuese dhe specifike për secilin ligj, akt nënligjor apo vendim si në komunë po ashtu edhe në shkollë (shkolla fillore dhe të mesme të ulëta).

Kualifikimi dhe Kontraktimi i Konsulentit/es
-    Diplomë Universitare Juridik
-    Dokumentimi i përvojës së punës në analizimin e ndonjë studimi ligjor
-    Certifikata të fushës përkatëse  dhe përvoja e punës në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve
Eksperti do të angazhohet përmes një kontrate për shërbime që do nënshkruajë me “Syri i Vizionit” - nën koordinimin e Menaxherit të Financave dhe Administratës. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat  të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Eksperti/ja-profesionisti/ja i/e angazhuar pritet që:
-    Të dërgojë metodologjinë e punës mbi studimin ligjor mbi mekanizmat ligjor të përfaqësimit dhe organizimi të fëmijëve në shollë dhe komunë;
-    Të analizojë dhe konsultojë të gjitha ligjet, aktet nënligjore (udhëzimet administrative, rregullore komunale, vendime etj);
-    Të hartojë dhe dorëzojë draftin e parë të studimit së largu tri javë (21 ditë) pas  nënshkrimit të kontratës me SiV
-    Të dorëzojë raportin final të studimin një javë (7ditë) pas komenteve dhe sugjerimeve të dhëna nga  SiV dhe Save the Children.
 

Angazhimi i Konsulentit/es
Angazhimi do të bëhet në bazë ditore, ku do të përfshihen aktivitetet e mëposhtme:

Detyrat                                                                                                        Kohëzgjatja
- Përgatitja dhe dorëzimi i metodologjisë së punës mbi studimin                     1 ditë
- Analizimi dhe studimi i të gjitha ligjeve dhe akteve tjera nënligjore                6 ditë
- Hartimi i draftit të parë të raport studimit                                                        2 ditë
- Inkorporomi i komenteve nga SiV dhe Save the Children dhe dorëzimi i raportit final                                                                                                                  1 ditë
Gjithsej: 10 ditë

Kushtet e Pagesës:
- Pagesa e konsulentit/ës do të bëhet sipas faturës përkatëse për kryerjen e shërbimeve;
- Pagesa do të realizohet përmes një  transaksioni bankar në valutën euro. Pagesa do të realizohet pasi të dorëzohet raporti final i studimit  dhe pasi të jetë pranuar nga SiV-i dhe SCI.
Pagesa e ekspertit do të kompensojë punën e kryer duke përfshirë:
- Punën para-përgatitore dhe materialet e nevojshme për studim dhe analizim;
- Shkrimin e raportit përfundimtar.
Në bazë të ligjit të Kosovës, Syri i Vizionit është po ashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe pension) prej 10% të shumës bruto.

Raportimi:
Si pjesë themelore e angazhimit të ekspertit parashihet edhe pjesa e raportimit për angazhimin e tij/saj, i cili duhet të dorëzohet një muaj (30 ditë) pasi të jetë nënshkruar kontrata më të dhe pasi të jetë dorëzuar dhe pranuar raporti final mbi studimin.

Mënyra e aplikimit:
- Diploma e Universitetit
- CV-ja  dhe një letër e shprehjes së  interesit
- Metodologjia e punës
- Propozimi financiar
- Raporti  apo ndonjë punim në fushën e studimit dhe analizimit të ligjeve dhe akteve nën ligjore (e preferueshme)

Të gjithë të interesuarit për pozitën e konsulentit, dokumentacionin e kërkuar mund ta dërgojnë përmes postes në adresën OJQ “Syri i Vizionit”, Isa Demaj 14, 30 000 Pejë, ose në formë elektonike tek : [email protected], deri me datën: 10 tetor 2017, ora:17:00.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të ftohen.
Rr.Isa Demaj. Nr.14-30 000 Pejë
tel. +377 (0) 44 695 650
      +381 (0) 39 423 240
 e-mail: [email protected]
 [email protected]
www.syriivizionit.org.