mendo globalisht,
vepro lokalisht

Agjenci marketingu/kreative për realizimin e kampanjës së “Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe mbrojtjene fëmijëve nga dhuna”

22.06.2018
Termat e Referencës

 

Agjenci marketingu/kreative për realizimin e kampanjës së  “Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe mbrojtjene fëmijëve nga dhuna”
 
Organizata Syri iVizionit (SiV) është  regjistruar zyrtarishtsi OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët qënga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në Regjionin e Pejës.
Përgjatë viteve tëfundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me njëspektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhefaktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save theChildren në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, VolkshilfeSolidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.
 
Informata të përgjithshme
Syri i Vizionit, nëpartneritet me Save the Children zyra në Kosovë, tash e pesë vite është dukepunuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nëKosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës ndërkombëtare për të drejtate fëmijëve, dhe fuqizimin e mekanizmave në parandalimit të dhunës,  ndëshkimit trupor.
Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve Detyrimi ynë për të Ardhmen- Mbrojtja e Fëmijëve dheQeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, do të realizohet fushata vetëdijësuesee ndërgjegjesuese mbi pasojat e dhunës ndaj fëmijëve dhe Ndëshkimit trupor sidhe draft Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës.
Materjalet e fushatës duhet jenë kreative, lehtë të kutpueshme dhe memesazh të qartë, qoftë për fëmijët, prindërit, institucionet dhe gjithëshoqerinë duke i përfshirë edhe mediat duke sensibilizuar gjithë shoqerinë  që dhuna dhe ndëshkimi trupor ndaj fëmijëve ështëi pa pranueshëm dhe qe duhet denoncuar tek institucionet përgjegjëse.
 
  1. Qëllimi
Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një agjenci/ kompanimarketingu/kreative (“Agjencia/ Komponia”) për realizimin e kampanjës vetëdijësuesepër këtë vit dhe katër vitet e ardhshme mbi ndalimin e dhunës dhe ndalimin e ndëshkimittruporë ndaj fëmijëve.
 
Oferta e Kompanisë
Agjencia/Kompaniae marektingut duhet të dorëzojë ofertën e saj financiare dhe metodologjinë  e punës në realizimin e materjaleve dherealizimin e fushatës duke u bazuar në materjalet e cekura në tabele (Anex A):
 
2. Syri i Vizionit është përgjegjëse për:
  • Ndarjen e planit të strategjisë me Agjencinë/Kompaninë me çasje të shpejtë në të gjithë materialin përkatës të tematikës së mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes më të drejtat e fëmijëve dhe akterët tjerë;
  • Sigurimin e informata specifike për t'u përfshirë në secilin aktivitet;
  • Sigurimin i informatave në kohë për çdo kërkesë të Agjencisë lidhur me një aktivitet/program pune/publikim;
  • Miratimin e të gjitha produkteve të prodhuara Agjencia para lëshimit të tyre;
  • Të drejtën autorjale dhe shpërndarjen e materjaleve/resurseve të krijuara nga Agjencia nësë është e nevojshme krahas.,
3. Specifikat e Agjencisë/Kompanisë:
Agjencia/Kompaniado të:
  • Jetë një agjenci/Kompani kombëtare marketingut/kreative me reputacion dhe ekspertizë të dëshmueshme në ofrimin e shërbimeve të specifikuara në këto Terma të Referencës;
  • Ketë përvojë të dëshmueshme në sigurimin e materialeve të cilësisë së lartë, të përshtatshme në aspektin kulturor në gjuhën shqipe dhe serbe si dhe në prodhimin e materialeve të cilat janë të përshtatshme për të gjithë qytetarët që kanë shkathtësi të kufizuar/ janë analfabetë e nësë këkrohet edhe në gjuhe të tjera përpos gjuhëve zyrtare;
  • Përvoja e mëparshme në zhvillimin e mesazheve dhe materialeve me përmbajtje sociale ose arsimore, është një aset;
  • Demonstrojë se burimet njerëzore me përvojë mund të mobilizohen sipas nevojave (stafi i brendshëm dhe rrjeti i konsulentëve);
  • Përvojë të dëshmueshme në fushatat M&V dhe përmbajtjet shoqërore e arsimore;
  • Përvojë të dëshmueshme në sigurimin që fushatat të janë të ndjeshme në aspektin gjinor dhe etnik;
  • Punojë në mënyrë efektive për afate të shkurtra;
  • Mos përdorë materiale të mbrojtura me të drejtë autori;
 
4. Kohëzgjatja e Kontratës
Agjencia/Kompania do tëkontraktohet përmes një kontrate të veçantë me SiV, për të ofruar shërbime sipasanexit A, për përudhen (Korrik 2018 - 31 dhjetor 20121)  ne marrëveshje me Agjencinë / Kompaninë.
5. Aranzhimet kontraktuale dhe mbikëqyrja
Agjencia/Kompania e marketingut do të kontraktohet sipas kushteve të Syri iVizionit vetëm për qëllim të ofrimit të shërbimeve sipas Anexi A dhe do tëmbikëqyret nga  Udhëheqësi i projektitdhe tematikes së mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes më të drejtat e tyre, sidhe pergjegjesi për komunikim nga Syri i Vizionit dhe Save the Children zyra nëKosovë.
 
6. Procedura e  Aplikimit
Agjencia/Kompania e marketingut duhet të dorëzojnë:
- Metodologjinë e shkurtër të punës për realizimin e materjaleve te percaktura në tabelen Anex A
-Tabela Anex A e plotesuar nga kompania pa nderhy ne përmbajtje vetem duke plotesuar të dhënat që kërkohen;
- Lista dhe CV-të e personelit kyç të propozuar për realizimin efushatës, duke theksuar kualifikimet dhe përvojën në fushata tëngjashme;
- Metodologjinë e planit të monitorimit dhe vlerësimi të rezultateve të pritura të fushatës;
- Referencat e punës (të paktën 3).
- Propozimi financiar (duke u bazuar në tabelen Anex A)
- Propozimet (propozimet teknike dhe financiare) duhet të dorëzohen nëformë elektornike  e-mail: [email protected], ose [email protected]
Shkarko tabelën Anex A

 Oferta duhet të dërgohen edhe në formë fizikepërmes postës:
OJQ “Syri i Vizionit”, Address: Isa Demaj 14, 30000Pejë-Kosovo, NRF 600238077, NRB 5101044-2, Nr TVSH 330148892.
Afati i fundit për aplikim, datë 02 Korrik 2018 ( E Hënë),ora:17:00.
Vetëm Agjencia/Kompania e marketingut e suksesshëm dotë ftohen.