mendo globalisht,
vepro lokalisht

Agjenci marketingu/kreative për realizimin e kampanjës së “Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe mbrojtjene fëmijëve nga dhuna”

03.08.2018

Termat e Referencës

Numri i referencës:RFQ/2018/KS/022

Agjenci marketingu/kreative për realizimin e kampanjës së  “Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe mbrojtjene fëmijëve nga dhuna”

 

Organizata Syri iVizionit (SiV) është  regjistruar zyrtarishtsi OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët qënga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në Regjionin e Pejës.

Përgjatë viteve tëfundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me njëspektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhefaktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save theChildren në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, VolkshilfeSolidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.

 

Informata të përgjithshme

Syri i Vizionit, nëpartneritet me Save the Children zyra në Kosovë, tash e pesë vite është dukepunuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nëKosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës ndërkombëtare për të drejtate fëmijëve, dhe fuqizimin e mekanizmave në parandalimit të dhunës,  ndëshkimit trupor.

Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve Detyrimi ynë për të Ardhmen- Mbrojtja e Fëmijëve dheQeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, do të realizohet fushata vetëdijësuesee ndërgjegjesuese mbi pasojat e dhunës ndaj fëmijëve dhe Ndëshkimit trupor sidhe draft Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës.

Materialet e fushatës duhet jenë kreative, lehtë të kuptueshme dhe memesazh të qartë, qoftë për fëmijët, prindërit, institucionet dhe gjithë shoqërinëduke i përfshirë edhe mediat duke sensibilizuar gjithë shoqërinë  që dhuna dhe ndëshkimi trupor ndaj fëmijëve ështëi pa pranueshëm dhe qe duhet denoncuar tek institucionet përgjegjëse.

 

  1. Qëllimi 

Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një agjenci/ kompanimarketingu/kreative (“Agjencia/ Kompania”) për realizimin e kampanjës vetëdijësuesepër periudhën (Shtator 2018 - Shtator2019), mbi ndalimin e ndëshkimit trupor dhedhunës ndaj fëmijëve. Me qëllim të ngritjes së vetëdijes së institucioneve dhegjithë shoqërisë mbi pasojat që shkakton dhuna dhe ndëshkimi trupor ndajfëmijëve dhe promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës duke rriturpërgjegjësin institucional në krijimin dhe fuqizimin e mekanizmave ligjor nëmbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe ndëshkimi trupor në çdo ambient.

 

Oferta e Kompanisë

Agjencia/Kompaniae marketingut duhet të dorëzojë ofertën e saj financiare dhe metodologjinë  e punës në realizimin e materialeve dherealizimin e fushatës duke u bazuar në materialet e cekura në tabelë (Aneksi A):

 

  1. Syri i Vizionit është përgjegjëse për:
  • Ndarjen e planit të strategjisë me Agjencinë/Kompaninë me qasje të shpejtë në të gjithë materialin përkatës të tematikës së mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve dhe akterët tjerë;
  • Sigurimin e informata specifike për t'u përfshirë në secilin aktivitet;
  • Sigurimin i informatave në kohë për çdo kërkesë të Agjencisë lidhur me një aktivitet/program pune/publikim;
  • Miratimin e të gjitha produkteve të prodhuara Agjencia para lëshimit të tyre;
  • Të drejtën autoriale dhe shpërndarjen e materialeve/resurseve të krijuara nga Agjencia nëse është e nevojshme.


  1. Specifikat e Agjencisë/Kompanisë:

Agjencia/Kompaniado të:

  • Jetë një agjenci/Kompani kombëtare marketingut/kreative me reputacion dhe ekspertizë të dëshmueshme në ofrimin e shërbimeve të specifikuara në këto Terma të Referencës;
  • Ketë përvojë të dëshmueshme në sigurimin e materialeve të cilësisë së lartë, të përshtatshme në aspektin kulturor në gjuhën shqipe dhe serbe si dhe në prodhimin e materialeve të cilat janë të përshtatshme për të gjithë qytetarët që kanë shkathtësi të kufizuar/ janë analfabetë e nëse kërkohet edhe në gjuhe të tjera përpos gjuhëve zyrtare;
  • Përvoja e mëparshme në zhvillimin e mesazheve dhe materialeve me përmbajtje sociale ose arsimore, është një aset;
  • Demonstrojë se burimet njerëzore me përvojë mund të mobilizohen sipas nevojave (stafi i brendshëm dhe rrjeti i konsulentëve);
  • Përvojë të dëshmueshme në fushatat M&V dhe përmbajtjet shoqërore e arsimore;
  • Përvojë të dëshmueshme në sigurimin që fushatat të janë të ndjeshme në aspektin gjinor dhe etnik;
  • Punojë në mënyrë efektive për afate të shkurtra;
  • Mos përdorë materiale të mbrojtura me të drejtë autori;

 

  1. Kohëzgjatja e Kontratës

Agjencia/Kompania do tëkontraktohet përmes një kontrate të veçantë me SiV, për të ofruar shërbime sipasaneksit A, për periudhën (01 Shtator 2018 - 31 Shtator 2019)  në marrëveshje me Agjencinë / Kompaninë.

 

  1. Aranzhimet kontraktuale dhe mbikëqyrja

Agjencia/Kompania e marketingut do të kontraktohet sipas kushteve të Syri iVizionit vetëm për qëllim të ofrimit të shërbimeve sipas Anexi A dhe do tëmbikëqyret nga  Udhëheqësi i projektitdhe tematikes së mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes më të drejtat e tyre, sidhe përgjegjësi për komunikim nga Syri i Vizionit dhe Save the Children zyra nëKosovë.

 

  1. Procedura e  Aplikimit

Agjencia/Kompania e marketingut duhet të dorëzojnë:

- Metodologjinë e shkurtër të punës për realizimin e materialeve te përcaktuar në tabelën Anex A (jo me shumë se 2 faqe A4, duke ilustruar edhe idenë e dizajnit te materialeve dhe kampanjës se planifikuar, ku target grup janë fëmijët nga mosha 0-18 vjeç dhe prindërit).

-Tabela Anex A e plotësuar nga kompania pa ndërhy ne përmbajtje vetëm duke plotësuar të dhënat që kërkohen (çmimin për secilin produkt);

- Kopjet fizike të mostrave (shembuj) për produkte të shtypura më parë (poster A4 në ngjyrë, broshura 2 shembuj,  TV spot ne CD).

- Lista dhe CV-të e personelit kyç të propozuar për realizimin e fushatës, duke theksuar kualifikimet dhe përvojën në fushata të ngjashme;

- Metodologjinë e planit të monitorimit dhe vlerësimi të rezultateve të pritura të fushatës;

- Referencat e punës (të paktën 3).

- Propozimi financiar pa TVSH (duke u bazuar në tabelën Anex A)

- Aplikimet (propozimet teknike dhe financiare se bashku me mostrat e produkteve) pranohen vetëm në formë fizike përmes postës.

Treguesit e performancës për vlerësimin erezultateve do të bazohen në Kriteret si në vijim:

 

A)   KRITERET THEMELORE: Të gjithë ofertuesit duhet t’i përmbushin kriteret themelore

 

Kriteret

Po/Jo

 -  Propozimi teknik i ofertuesit për metodologjinë e zhvillimit dhe para-testimit të materialeve

 

 -  Oferta financiare e ofertuesit dhe konfirmimi i përshtatshmërisë së Ofertuesit me Kushtet e Tenderit (nën Përgjigjja e Tenderuesit ndaj Tenderit)

 

 -  Regjistrimi i ofertuesit në shtet / Përshtatshmëria profesionale

Ofroni: 1. Kopjen e Certifikatës se Regjistrimit, përfshirë edhe informatat për biznesin;

              2: Kopjen e Certifikatës së Numrit Fiskal

              3: Kopjen e Certifikatës TVSH

 

 -  Ofroni: Minimum 3 referenca. Përvoja e mëparshme me organizatat ndërkombëtare /OJQ-të është një përparësi.

 

 -  Përvoja e stafit në zhvillimin e spoteve televizive, radio porosive, porosive në Facebook, projektimin, paraqitjen dhe shtypjen e produkteve në versione të shumë gjuhëve - M&V të mbulimit të popullatës

-  Ofruesi i Shërbimeve duhet të propozojë strukturën dhe përbërjen e ekipit që do t'i dedikohet fushatës "Ndalimi i Ndëshkimit Trupor", si dhe CV-të.


 

 

 

B)   KRITERET EPREFERUARA dhe KOMERCIALE

Kriteret

Pikët

 -  CV të udhëheqësit të ekipit dhe stafit me eksperiencë që do të angazhohen  

     5

 -  Metodologjia e planit të monitorimit

     5

 -  Propozimi teknik i ofertuesit për metodologjinë e zhvillimit të fushatës. Subjekti i fushatës duhet të jetë ngritja e vetëdijes për ndalimin e ndëshkimit trupor dhe krijimi i një mjedisi për zero tolerancë.

    10

 -  Cilësia e dizajnit, paraqitjes dhe shtypjes së produkteve

(ofroni një minimum prej 3 produkteve të mostrës - TV Spot (në CD), broshura, posterë dhe/ose raporte) Vërejtje: Ofrimi i më shumë se një shembulli është një përparësi

 

    20

 -  Çmimet e ofertuesit

    60

 

Oferta duhet të dërgohen përmespostës:

OJQ “Syri i Vizionit”, Adresa: Isa Demaj 14, 30000Pejë-Kosovë, NRF 600238077, NRB 5101044-2, Nr TVSH 330148892.

Afati i fundit për aplikim, datë 20 Gusht 2018 ( E Hënë),ora:17:00.

Vetëm Agjencia/Kompaniae marketingut e suksesshëm do të ftohen.

Për informata shtesë mbi procedurat e aplikimit mund tëna kontaktoni përmes e-mail në: [email protected],ose [email protected];apo ne tel. 039 423 240.