mendo globalisht,
vepro lokalisht

Angazhimi i një ekspert/e në fushën e monitorimit

05.09.2018

 
Termat e Referencës
Expert/e në fushën e monitorimit
Organizata Syri i Vizionit (SiV) është  regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në Regjionin e Pejës.
Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save the Children në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.
Informata të përgjithshme
Syri i Vizionit, në mbështetje të Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në Kosovë, është duke implementuar projektin “Institucione të përgjegjshme për një shoqëri aktive dhe të mirë informuar", që ka për qëllim që qytetarët të jenë më të informuar dhe më të vetëdijshëm për rendësin e pjesëmarrjes së tyre në: Diskutimet Publike ku diskutohet për çështjet që i brengosin qytetarët e ku ata do të paraqesin të gjitha çështjet që prekin drejtpërdrejtë ose indirekt ata.
Në kuadër të programit “Institucione të përgjegjshme për një shoqëri aktive dhe të mirë informuar", Syri i Vizionit do të angazhoj një expert/e në fushën e monitorimit, i cili do të angazhohet që të bëjë monitorimit dhe hartimin e raportit monitorues mbi strategjinë e komunikimit dhe kontaktimit, strategji kjo e cila është aprovuar në kuvendin komunalë të komunës së Pejës gjatë vitit 2016.
Qëllimi
Angazhimi i experti/es për monitorimin e strategjisë komunale të komunikimit dhe kontaktimit, konkretisht në dy pikat e kësaj komponentë: Diskutimet Publike – Mbledhje të obliguara me publikun, ku diskutohet për çështjet që i brengosin qytetarët e komunës së Pejës dhe: Diskutimet publike për buxhetin -Takime me bashkësitë lokale, organizatat joqeveritare, komunitetet e ndryshme për të dëgjuar nevojat dhe pritjet e tyre për ndarjen e buxhetit për vitin në vijim.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Nga Experti/ja i/e angazhuar pritet:
• Zhvillojë metodologjinë dhe planin e monitorimit
• Përgatisë materialet e nevojshme shtesë për realizimin e monitorimit ( pyetësorët, intervista,  etj)
• Dorëzimi i draft dokumentit nga monitorimi me data bazën e kompletuar të intervistuarve
• Dorëzimi i raportit narrativ final tek SiV jo më vonë se pesë (5) ditë pune pasi të ketë pranuar komentet e mundshme nga SiV.

Angazhimi i Expertit/es:
Experti/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me Syri i Vizionit- nën koordinimin e Menaxherit të Financave dhe Administratës. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.
Detyrat  dhe kohëzgjatja:
Përgatitja dhe dorëzimi i raportit narrativ - dhe dokumenteve përkatëse
Kushtet e Pagesës:
Pagesa e Expertit/es do të bëhet sipas faturës përkatëse për kryerjen e shërbimeve, që do të lëshohet nga experti, ose do të përgatitet nga SiV e do nënshkruhet nga experti/ja. Pagesa do të realizohet përmes  transaksionit bankar në valutën Euro.  Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të punës dhe dorëzimit të raportit narrativ të aprovuar nga SiV. 
Në bazë të ligjit të Kosovës, Syri i Vizionit është po ashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe pension) prej 10% të shumës bruto.

Dokumentet dhe procedura për aplikim:
• Curriculum Vitae (CV).
• Propozimi financiar.
Oferta  financiare duhet të jetë e detajuar për secilën punë që do të realizohet në kuadër të procesit të monitorimit, si dhe shkrimi i raporteve.
 
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected] ose [email protected] me subjektin Aplikacioni për Monitorimin e strategjisë  komunale në Pejë.  Apo edhe përmes postës në adresën e organizatës  OJQ: “Syri i Vizionit”, Rr. Isa Demaj, nr. 14, 30000 Pejë, Kosovë. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 12 Shtator  2018, ora 16:00.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!