mendo globalisht,
vepro lokalisht

Angazhimin e një Eksperti/e për Hartimin e planit të punës në inicimin e dialogut social ndërmjet shkollave dhe QPS-ve

12.09.2018

Termat eReferencës

Angazhimin e një Eksperti/e për Hartimine planit të punës në inicimin e dialogut social ndërmjet shkollave dhe QPS-ve

Hyrje

Organizata Syrii Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në Shtator të vitit2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatë e Bazuarnë Komunitet (CBO) në komunën e Pejës. Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri iVizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë tëorganizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë nëKosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save the Children në Kosovë, OlofPalme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID,KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.

 

Informata të përgjithshme

Syri i Vizionit(SiV) në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë (SCiK), tash e disavite është duke punuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtavetë fëmijëve në Kosovë, që kanë për qëllim zbatimin e Konventës Ndërkombëtarepër të Drejtat e Fëmijës, në kuadër të të cilave ka zhvilluar projekte për tëfuqizuar mekanizmat e parandalimit të dhunës, ndëshkimit trupor dhe raportimit të rasteve të dhunës në shkollatfillore dhe të mesme të ulëta ku SiV në parneritet me SCiK është duke punuar,saktesisht në komunat Pejë, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan dheGjakovë,. 

Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijës Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtjae Fëmijës dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, SiV dhe SCiK po punojnë nëmbështetjen, fuqizimin dhe ngritjen e bashkëpunimit në mes të shkollave filloredhe të mesme të ulëta dhe aktereve/institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijësnë novel lokal. 

Pjesë erëndësishme e programit është ngritja e vetëdijes dhe bashkëpunimit tëprindërve/kujdestarëve, stafit pedagogjik, drejtorëve të shkollave fillore tëmesme të ulëta përmes dialogut social me Qendrën për Punë Sociale, lidhur me punëndhe rëndësinë që ka QPS-ja në trajtimin e rasteve të fëmijëve me sjellje tëdhunshme/asociale. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është krijimi i mekanizmavemiqesorë dhe profesional në shkollë në identifikimin dhe trajtimin e fëmijëveme sjellje asociale/ të dhunshme në shkollë. 

 

Objektiva

Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një profesionist(ekspert në fushën përkatëse) në organizimin/mbajtjen e pesë punëtorive përinicimin e dialogut social, dhe hartimin e një plani të punës lidhur me punëndhe rëndësinë që ka QPS-ja në punën me fëmijë me sjellje të dhunshme/asociale.Për të zhvilluar një plan pune (plamn të veprimit) konkret midis shkollave dheQPS-ve, i cili do të ndihmojë shkollat ​​për të punuar me fëmijë me sjellje tëdhunshme/asociale duke lehtësuar punën e shkollave që nuk kanë psikolog, se siduhet punuar më këta fëmijë dhe kur duhen referuar për marrjen e sherbimeveprofesionale dhe të nevojshme nga QPS-ja . 

 

Angazhimi iEkspertit/es

Qëllimi i këtij angazhimi është organizimi i pesë punëtorive dy- ditore, midisshkollave dhe QPS-ve, në pesë komuna: Pejë, Gjakovë, Prizren, Klinë dhe Gjilan. Përtë zhvilluar nga një plan pune për secilë komunë (pesë plane) midis shkollavedhe QPS-ve të komunave përkatëse, lidhur me punën  me fëmijë me sjellje të dhunshme/ asociale. Poashtu, eksperti do të ndihmojë shkollat ​​në zhvillimin e një baze të dhënashtë brendshme me rastet e identifikuara, me qëllim të dokumentimit të numrit tërasteve të raportuara, institucioneve ku janë raportuar, llojit të trajtimitapo shërbimit të ofruar si dhe mënyrës se si është përfunduar rasti. Kjo do tëndihmojë në monitorimin e punës dhe angazhimit të shkollës dhe institucionevepërgjegjëse.

Përpos shkollave dhe QPS-ve, në punëtori do jetë edhe Drejtria Komunale eArsimit; e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të komunave përkatës dhe Policia.

 

Të dalat nga punëtoritë

Hartimi i planeve të veprimit për shkollat nëkomunen e Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Klinës dhe Gjilanit, lidhur me punën me fëmijë me sjellje tëdhunshme/ asociale dhe zhvillimin e një databaze të dhënash të brendshme përshkolla me raste të fëmijëve me sjellje të dhunshme/asociale.

 

Kualifikimi dhe Kontraktimi i Ekspertit/ës

• Kualifikim akademik të nivelit Master në fushat e shkencave sociale (punë sociale, psikologji, sociologji, politika publike, qeverisje lokale/qendrore, të drejta të njeriut, etj.). Doktoratura dhe edukimi profesional/joformal në këtë do të ishte përparësi.  );
• Dokumentimi i përvojës së punës në hartimin e planeve të punës, data-bazave dhe raporteve të nxjerra nga hulumtimet që kanë të bëjnë më mbrojtjen e fëmijëve dhe trajtimin e fëmijevë me sjellje të dhunshme/asociale në shkollë;
• Aftësi analitike për të punuar me tema të ndërlikuara në gjuhë të thjeshtë dhe kuptueshme;
• Aftësi për të bërë prezantim vizual të të dhënave që kuptohen lehtë, përfshirë tabelat dhe grafikë të ngjashme;
• Aftësi për të dorëzuar raporte të shkruara qartë dhe me gjuhë koncize, në format që është i lehtë për lexim, duke dëshmuar aftësi analitike të shkëlqyeshme;
• Certifikata të fushës përkatëse dhe përvoja e punës më fëmijë dhe institucione arsimore dhe institucione që kane për mandat mbrojtjen e fëmijës.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Eksperti/ja  i/e angazhuar pritetqë të:

• Kryen punën parapërgatitore dhe materialet e nevojshme për punëtori;
• Dërgon metodologjinë e punës për aprovim tek SiV, për mbajtjen e punëtorive dhe hartimin e planeve të punës;
• Udhëheqë punëtoritë një-ditore në pesë komunat me akterët përgjegjës ( shkollat me të cilat punonë SiV, QPS- të e komunave përkatëse, zyrtarët e DKA-së dhe DSHMS, stafin nga SiV dhe SCiK);
• Harton draftin e parë të planeve të punës dhe databazen e të dhënave gjatë punëtorisë se bashku me  pjesmarrësit duke inkorporuar rekomandimet dhe sugjerimet e tyre;
• Dorëzon draftet e para të planeve të punës tek SiV, jo me vonë se një javë (7 ditë) pas mbajtjes së punëtorive.
• Inkorporon komentet e mundshme nga stafi përgjegjes SiV dhe SCiK, në draft planet e punës për secilën shkollë;
• Dorëzon planet e punës finale tek SiV jo me vonë se pesë dite pune pas kometeve nga SiV dhe SCiK;
• Dorëzon raportet me shkrim tek SiV jo me vone se pesë (05) ditë pune pasi të ketë dorëzuar planet finale të punës e qe janë miratuar nga SiV dhe SCiK.

 

Angazhimii Ekspertit/es:

Dymbëdhjetë (12) ditë angazhimi,duke filluar nga data: 15 tetor deri më 05 nëntor 2018.

 Angazhimi do të bëhet në bazë ditore, sipasplanit të mëposhtëm:

Detyrat

Kohëzgjatja

Përgatitja e metodologjisë së punës për punëtori (Metodologjia, agjenda dhe materialet tjera te nevojshme)

0.5 ditë

Mbajtja e punëtorive një-ditore në pesë komuna ( Pejë, Prizren, Klinë, Gjakovë dhe Gjilan)

10 ditë

Hartimi dhe Finalizimi i Planeve të Punës dhe databazës së të dhënave

1 ditë

Përgatitja dhe dorëzimi i raportit narrativ

0.5 ditë

Gjithsej:

12 ditë

 

Kushtet e Pagesës:

Pagesa e ekspertit/es do të bëhet sipasfaturës përkatëse për kryerjen e shërbimeve, qe do të leshohet nga ai/ajo, osedo të përgatitet nga SiV e do nënshkruhet nga Eksperti/ja;

Pagesa do të realizohet përmes  transaksionit bankar në valutën Euro.

Pagesa do të bëhët pas përfundimit të angazhimit,dorëzimit të planeve finale të punës dhe raportit narrativ dhe pasi të jenëmiratuar ato nga SiV. 

Në bazë të ligjit të Kosovës, Syri i Vizionit është po ashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe Pension) prej 10% tëshumës bruto.

Shpenzimet e ushqimit do t’i mbulojëorganizatori.

 

Dokumentet dheprocedura për aplikim:

• Curriculum Vitae (CV)
• Kopje e diplomës dhe dokumente tjera të dëshmisë së kualifikimit (certifikata)
• Letër motivuese
• Një draft propozim mbi metodologjinë e punës për mbajtjen e punëtorive, planeve të punës në mes shkollave dhe QPS-ve dhe databazen për të dhëna;
• Kopja e dokumenteve më të cilat dokumentohet angazhimi dhe puna e mëparshme;
• Oferta financiare e specifikuar sipas kerkesave dhe ditëve të angazhimit.  

 

Aplikacionetduhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected] ose [email protected]me subjektin Aplikacioni për: Hartimin e planit të punës në inicimin edialogut social ndërmjet shkollave dhe QPS-ve.

Afati i funditpër dorëzimin e aplikacionit është deri me datën: 21 shtator 2018, ora 16:00.

Vetëm kandidatëte suksesshëm do të kontaktohen.