mendo globalisht,
vepro lokalisht

Ftese për Ofertë - Renovimi i 6 klasave dhe pajisja me inventar

20.07.2020


Emërtimi i kontratës: Renovimi i 6 klasave për krijimin e 3 kabineteve të kuzhinës dhe 3 qendrave të karrierës si dhe furnizimin e qendrave të karrierës në 3 shkollat e mesme ekonomike në Komunat e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit

Nr. Ref.: SIV_SE.3.3.2/20

1. Organizata “Syri i Vizionit” dhe Volkshilfe Solidaritat janë duke e realizuar programin “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit – SEED faze e tretë” i cili mbështetet financiarisht nga Agjencioni Austriak për Zhvillim ADA, dhe ka për qëllim që të kontribuojë në zhvillimin strategjik të tregut të punës, një kontribut për uljen e varfërisë dhe barazinë gjinore dhe fokusohet në nxitjen e partneritetit të qëndrueshëm që shtyn në krijimin e një kornize aktive të tregut të punës në nivel lokal dhe në qasjen në punësim formal. Një vëmendje e veçantë u është dhënë të rinjve dhe grave përmes: mbështetjes në punësim, lehtësimit në mes sektorit publik dhe privat, forcimit të organizatave partnere, ekspertizës dhe transferimit të njohurive, promovimin e punësimit ose vetëpunësimit.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të bëhet renovimi i 6 klasave, 3 klasa do të rinovohen për vendosjen e kabineteve të kuzhinës, dhe në 3 klasa tjera do të behet renovimi dhe furnizimi me pajisje që do shërbej si qendra të karrierës në 3 shkolla te mesme profesionale ekonomike në komunat e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit, përkatësisht në shkollën e mesme ekonomike “Ali Hadri” Pejë, shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari” Gjakovë dhe shkollën e mesme profesionale ekonomike “Ymer Prizreni” Prizren.
Me krijimin/pajisjen e këtyre 6 klasave në shkollat e lartpërmendura krijohen kushtet e përshtatshme për realizimin mësimit teorik dhe praktik ne lendet e hotelerisë dhe turizmit për nxënësit.


Përshkrimi i punimeve/furnizimeve:

Oferta parasheh punimet/furnizimet lidhur me renovimin e 3 kabineteve të kuzhinës, dhe renovimin/furnizimin me pajisje për tri klasave/qendrave të karrierës brenda shkollave të mesme ekonomike: “Ali Hadri” në Pejë, “Kadri Kusari” në Gjakovë dhe “Ymer Prizreni” Prizren. Me funksionalizimin e këtyre klasave krijohen kushte të përshtatshme për nxënësit e drejtimit hoteleri dhe turizëm që krahas mësimit teorik në klasë të zhvillojnë edhe mësimin praktik, në anën tjerët shkolla përmes qendrës se karrierës shkollat qëndrojnë më afër me bizneset dhe luan rol të rëndësishëm në orientimin e nxënësve në përzgjedhjen e profesionit.
2. Kriteret minimale për kualifikim të ofertuesve janë:
• Dëshmi për kryerjen e punimeve të ngjashme;
• Regjistrimi ligjor i firmës nga autoritetet lokale.


3. Ofertuesit e interesuar që plotësojnë kriteret minimale për kualifikim të cekur më lartë janë të ftuar të aplikojnë me ofertat e tyre duke përplotësuar ofertën e bashkëlidhur ku është i cekur specifikimi i hollësishëm teknik së bashku me afatet dhe kushtet e tjera.

Shkarko:
Ftesen për Ofertim
Kushtet dhe Specifikat e punimeve