mendo globalisht,
vepro lokalisht

Rishpallje - Thirrje e Hapur për të rinjtë e komunës së Pejës: Program trajnimi për të rinjtë “Shkathtësitë jetësore dhe punësueshmëria”

22.09.2020

Thirrje e Hapur për të rinjtë e komunës së Pejës: Program trajnimi për të rinjtë “Shkathtësitë jetësore dhe punësueshmëria”


Organizata Syri i Vizionit ju bënë thirrje të gjithë të rinjtë e komunës së Pejës nga të gjitha komunitetet qe jetojnë në Pejë të aplikojnë për të qenë pjesë e grupit e të rinjve të cilët do të trajnohen dhe përgatitën për të zhvilluar shkathtësitë e tyre jetësore dhe të punësueshmërisë


Kush ka të drejtë të aplikojë?
Të gjithë të rinjtë e margjinalizuar nga mosha 16- 34 vjeç, nga të gjitha komunitetet qe jetojnë në komunën e Pejës,.


Çfarë do të përfitoni?

Ju do të përfitoni një pako të trajnimeve nga metodologjia "Shkathtësitë e jetës dhe punësueshmësia , përmes gjashtëmbëdhjetë moduleve me qëllim qe secili/a nga ju të  zhvillojë aftësitë ndër njerëzore dhe të përgatiteni  për tregun e punës, duke krijuar kështu mundësi më të lehta dhe më të shpejta për punësim dhe tregun e punës. Mentorim individual, mundësi për punë praktike apo punësim.  


Mënyra dhe afati i aplikimit

Të plotësoni formën e aplikimit (shkarko këtu) dhe ta dërgoni në email adresën: vlora.latifi@syriivizionit .org, ose duhet vini në zyre tona për ta plotësuar në formë fizike, zyrat tona ndodhen në Pejë, Rr. “Isa Demaj” nr.14.

Afati i fundit për të aplikuar është deri më datën 26 tetor, 2020.

Nëse keni nevojë për udhëzime shtesë ju lutem na kontaktoni në numër të telefonit +383 44 143 098 apo në emal adresën [email protected].

Ju mirëpresim!

Me respekt,
OJQ Syri I Vizionit