mendo globalisht,
vepro lokalisht

Thirrje e hapur për ndërmarrje të reja dhe start up të rinjve dhe grave

26.11.2021

Thirrje e hapur për ndërmarrje të reja dhe start up të rinjve dhe grave

Kjo thirrje bëhet nga “SEED Faza e Tretë Kosova–Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit në Kosovë”, një projekt i mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim i zbatuar nga OJQ Syri i Vizionit dhe Volkshilfe Solidarität. Synimi i kësaj thirrje është të kontribuojë në zhvillimin e ndërmarrjeve të reja të themeluara brenda tri viteve të fundit dhe tre muajve të fundit (1 nëntor 2018 deri më 1 shtator 2021) si dhe themelimin e ndërmarrjeve të reja (start-up) të cilat synojnë të përmirësojnë mundësitë e punësimit dhe vetëpunësimit për të rinjtë (15-29 vjeç) dhe gratë.

Projekti SEED Faza e Tretë Kosova ka nisur në janar të vitit 2020 dhe ai përfshin një varg të gjerë aktivitetesh të cilat do të zbatohen në një periudhë trevjeçare.
 
Thirrja e tanishme përmban dy pjesë. Propozimet në kuadër të kësaj thirrje mund të dorëzohen në dy fushat vijuese:

Pjesa 1: Zhvillimi i mëtejshëm i  ndërmarrjeve të reja të themeluara në Pejë, Gjakovë e Prizren gjatë tri viteve të fundit dhe tre muajve të fundit (1 nëntor 2018 deri më 1 shtator 2021) duke ngritur kapacitetet prodhuese për të rritur punësimin për të rinjtë 15-29 vjeç dhe grave në minimum 50% për së paku 6 muaj.

Pjesa 2: Mbështetja e themelimit të ndërmarrjeve të reja inovative (start-up) të të rinjve 15-29 vjeç dhe grave në Pejë, Gjakovë dhe Prizren për të mbështetur vetëpunësimin e tyre


Shuma e përgjithshme treguese e cila është vënë në dispozicion nën këtë thirrje për propozime është 30,000.00 euro. Autoriteti Kontraktues mban të drejtën të mos shpërblejë të gjitha fondet e vëna në dispozicion.


Vlera totale për grant është rreth. 2500 euro dhe ajo përbëhet nga:

1) 2,250 euro në material/pajisje (makina, aparate, pajisje, materiale shpenzuese, orendi dhe sende të tjera të nevojshme për fillimin dhe zhvillimin e një biznesi individual) dhe

2) ca. 250 EUR për një mobilitet trajnimi (kupon  trajnimi, SiV do të mbulojë të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes së fituesve të granteve në Qendrat përkatëse të Trajnimit Profesional në Pejë, Gjakovë dhe Prizren.)

Pjesëmarrja në trajnim është e detyrueshme për pranuesit e granteve. Trajnimet realizohen në bashkëpunim me Qendrat e Aftësimit Profesional në Pejë, Gjakovë dhe Prizren dhe programi SEED Step III thekson se përfituesit e granteve janë të obliguar të ndjekin një trajnim për ndërmarrësi apo profesione përkatëse në një komunë tjetër nga komuna e tyre. Grantet do të ndahen përpjesëtimisht për secilën komunë. Maksimum 4 grante do të ndahen për komunat - Pejë, Gjakovë dhe Prizren.

SEED Kosova rezervon mundësinë që të mos ndajë të gjitha fondet e vëna në dispozicion në rast se veprimet e propozuara nuk i plotësojnë kriteret e përzgjedhjes.

Projekt propozimet duhet të dërgohen në formë elektronike në adresën e e-mailit: [email protected] apo/edhe në shërbimin e regjistruar postar tek:

“Syri i Vizionit”
Isa Demaj 14
30000, Pejë, Kosovë



Afati i fundit: Projekt propozimi duhet të arrijë më së voni deri më 24 dhjetor 2021.

Aplikacioni mund të shkruhet në shqip, anglisht apo serbisht.

Për më shume detaje rreth thirrjes:
Shkarko udhëzuesin për aplikim:
Shkarko formën e aplikimit: