Qeverisja me të drejtat e fëmijëve
Emri i projektit: Qeverisja me të drejtat e fëmijëve
Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2016 Dhjetor 2016)
Vendi: Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Prishtinë, Mitrovicë dhe Klinë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 57,430.72
Donatori: Save the Children
Qëllimi i projektit: Projekti ka për qëllim të fuqizojë fëmijët në nivel lokal dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje përmes forcimit të asambleve komunale të fëmijëve, si organ ligjor për organizimin e fëmijëve në nivel komunal, në mënyrë që ato të ndikojnë në hartimin e politikave lokale, që lidhen me përmirësimin e pozicionit të fëmijëve, respektimin e të drejtave të tyre dhe përfshirjen në vendimmarrje.
Përfituesit: Përfitues janë fëmijët e asambleve komunale të komunave Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë dhe Klinë, të cilët përfaqësojnë shkollat e mesme të ulëta të këtyre komunave, gjithashtu përfitues janë edhe institucionet lokale, gjegjësisht koordinatorët për të drejtat e fëmijëve si dhe shkollat, të cilët janë pjesë e të aktiviteteve të projektit si dhe të trajnimeve të shumta të cilat janë realizuar për ngritje të kapaciteteve dhe fuqizim të asambleve.
Realizimi i projektit: Në gjashtë komuna të Kosovës është punuar direkt me asambletë e fëmijëve si dhe me koordinatorët për të drejtat e fëmijëve në këto komuna, ku asambletë e fëmijëve dhe koordinatorët kanë hartuar planet e tyre të punës për dy vite të ardhshme.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
- Janë realizuar 6 takime informuese me asambletë komunale të fëmijëve të komunave Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj,
- Realizimi i turnamentit të debatit Karl Popper me rastin e shënimit të ditës së mësuesve në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe partnerëve SCI dhe SIV,
- Rritja e pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje përmes zgjedhjeve të lira në shkollat fillore të ulëta, për përzgjedhjen e anëtarëve të asamblesë së fëmijëve nga vet fëmijët,
- Përzgjedhja e anëtarëve të rinj të grupit ROR,
- Realizimi i takimit informues të grupit ROR, për prezantimin e planit të aktiviteteve dhe anëtarëve të rinj të këtij grupi,
- Lansimi i ueb faqes së re të grupit ROR,
- Janë realizuar 7 takime me njësi për të drejtat e njeriut, gjegjësisht me koordinatorët për të drejtat e fëmijëve në shtatë komuna,
- Janë realizuar 7 aktivitete në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve 1 Qershori Realizimi i trajnimit me koordinatorët për të drejtat e fëmijëve,
- Hartimi i draft dokumentit të parë të CLMA-ve,
- Janë realizuar 5 takime te rregullta me asambletë e fëmijëve (Klinë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan)
- Është realizuar takimi rregullt si dhe një trajnim me grupin e fëmijëve monitorues ROR,
- Realizimi i dy vizitave shkëmbyese në mes të asambleve komunale të fëmijëve,
- Janë realizuar 7 takime me njësi për të drejtat e njeriut gjegjësisht me koordinatorët për të drejtat e fëmijëve në shtatë komuna,
- Janë realizuar 7 aktivitete në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve 1 Qershor,
- Realizimi i trajnimit me koordinatorët për të drejtat e fëmijëve,
- Hartimi i draft dokumentit të parë të CLMA-ve,
- Janë realizuar 5 takime të rregullta me asambletë e fëmijëve (Klinë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan)
- Është realizuar takimi rregullt si dhe një trajnim me grupin e fëmijëve monitories ROR