mendo globalisht,
vepro lokalisht

Për Vullnetar/e

Pse?

Sepse vullnetarizmi luan dhe përherë ka luajtur një rol të rëndësishëm në civilizimin/zhvillimin njerëzor. Shërbimi vullnetar kryekëput ka të bëjë me kontribuimin e kohës apo talentit tuaj për të ndihmuar kauzat e ndryshme të cilat ia vlejnë. Vullnetarizmi është një proces i dyanshëm i fitimit të dijes e përvojës nga dora e parë dhe ofrim i një dorë të ndihmës për shoqërinë dhe mjedisin në të cilin jetojmë. Ai u ndihmon t'i zhvilloni më tej aftësitë tuaja, të fitoni përvojë si dhe të njihni me njerëz të rinj aktivë.

Duke qenë një organizatë jopolitike, e paanshme dhe e fokusuar drejt qytetarëve, Syri i Vizionit u mundëson që përpjekjet tuaja të drejtohen në mënyrën më të pavarur dhe ato të arrijnë tek ata që kanë nevojë për angazhimin tuaj.

Ne ofrojmë disa mënyra të angazhimit vullnetar në projekte e fushata të ndryshme për studentë, nxënës, praktikantë, hulumtues, grupe, individë, dhe këdo tjetër që është i/e interesuar të jep kontributin e tij/saj për mirëqenin e shoqërisë tonë. Deri më tani Syri i Vizionit, ka angazhuar numër të madh vullnetarësh në vëzhgimin dhe monitorimin e disa palë zgjedhjeve, anketues për projekte të ndryshme, për hulumtime, në fushata vëtdijësimi, për të bashkëbiseduar me qytetarët dhe shpërndarë materiale që kanë për qëllim të ndikojnë tek qytetarët, etj. Me regjistrimin si vullnetar ju bëheni pjesë e një grupi të angazhuar në këto aktivitete dhe jeni një hap më pranë organizatës.

Të dhënat personale

Ju lutemi të zgjidhni fushën tuaj të ekspertizës *
Fushat e interesit * Në cilat çështje të shoqërisë civile jeni më së shumti të interesuar të angazhoheni?
Në mënyrë që të ngrit vetëdijen e qytetarëve dhe të lehtësojë fushatat të cilat zbatohen, pajtohem që Syri i Vizionit të më mbajë të informuar për aktivitetet që ndërlidhen me to. *
Misioni, Vizioni, dhe Politika e OJQ-së Syri i Vizionit *