mendo globalisht,
vepro lokalisht

Çështjet e praktikës profesionale në sektorin e hotelerisë dhe turizmit

24.07.2013Pejë, 23 korrik- Organizuar nga projekti “Mismatch” të martën në  Pejë është mbajtur takimi mbi çështjet e praktikës profesionale në sektorin e hotelerisë dhe turizmit në Komunën e Pejës, realizuar nga OJQ “Syri i Vizionit”.

Me përfaqësuesit nga shkolla ekonomike “Ali Hadri”, zyrtarët e arsimit, biznesi dhe përfaqësues nga shoqëria civile është diskutuar për koordinimin për përmirësimin e praktikës profesionale të nxënësve në drejtimet hotelieri turizëm. Në këtë takim u prezantua pakoja e dokumentacionit të standardizuar për përcjelljen e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave profesionale në biznese,  e përbërë nga shtatë dokumente hartuar nga ekspertët për raportet mes shkollës, biznesit dhe nxënësit në praktikën profesionale.
Në pjesën tjetër të takimit është diskutuar për mundësitë e koordinimit mes shkollave dhe biznesit dhe janë paraqitur idetë e aktiviteteve në vazhdim të projektit ku janë propozuar mbajtjen e punëtorive dhe vizita nga Shkolla Ekonomike për bizneset e Pejës, hartimi i një udhëzuesi-doracaku për praktikën profesionale, një hulumtim mbi gjendjen e bizneseve të hotelerisë dhe turizmit në komunën e Pejës, nevojat dhe kapacitet e tyre me rekomandime për nevojat e SHME, etj.