mendo globalisht,
vepro lokalisht

Kompani farmaceutike për sigurimin e medikamenteve dhe produkteve shëndetësore

07.07.2020

Termat e Referencës

Numri i referencës: RFQ/2020/KS/007
Kompani farmaceutike për sigurimin e medikamenteve dhe produkteve shëndetësore


Organizata Syri i Vizionit (SiV) është  regjistruar zyrtarisht si Organizatë Joqeveritare (OJQ) lokale në shtator të vitit 2001, por ka filluar të veprojë më herët, që nga 1999, si Organizatë e Bazuar në Komunitet (OBK) në rajonin e Pejës.
Përgjatë viteve të fundit, OJQ Syri i Vizionit ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale e ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktiv në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Open Foundation Society, Save the Children në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSBE, etj.

Informata të përgjithshme
Syri i Vizionit, në kuadër të programit KOSINT, të përfaqësuar nga organizatat partnere SiV, RADC, dhe VORaE, tash e tri vjet është duke u angazhuar në gjithë-përfshirjen e pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali, egjiptian në fushat shoqërore dhe ekonomike. Projekti është i mbështetur dhe financuar nga Roma Initiative Office (RIO) në kuadër të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (FShH). KOSINT synon të përmirësojë qasjen për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në punësim, strehim dhe demokratizim (zgjedhje qendrore e lokale dhe regjistrimin e popullsisë) duke kontribuar kështu në ndikimin për përmbushjen e zotimeve përkatëse të bëra nga Qeveria e Kosovës, në formën e politikave të reformës sektoriale të cilat përqendrohen në punësim, strehim si dhe demokratizim e qytetari aktive.
Në kuadër të programit KOSINT, do të realizohet fushata emergjente COVID-19, e cila ka për qëllim të ofrojë ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkalinj me medikamente dhe produkte tjera të nevojshme higjienike e farmaceutike.

1. Qëllimi
Syri i Vizionit në kuadër të programit KOSINT kërkon të angazhojë një kompani farmaceutike për sigurimin e pakove emergjente për realizimin e fushatës emergjente COVID-19.

Oferta e kompanisë
Kompania farmaceutike duhet të dorëzojë ofertën e saj financiare për secilën pako dhe produkt për përmbushjen e pakove higjienike dhe farmaceutike.

2. Syri i Vizionit është përgjegjëse për:
• Sigurimin e informatave specifike për t’u përfshirë në ofertë
• Sigurimin i informatave me kohë për çdo kërkesë të kompanisë
• Miratimin e të gjitha produkteve të radhitura për pakot emergjente

Specifikat e kompanisë:
Kompania duhet të:
• Jetë një kompani kombëtare e licencuar me reputacion dhe ekspertizë të dëshmueshme në ofrimin e shërbimeve të specifikuara në këto Terma të Referencës,
• Ketë përvojë të dëshmueshme në ofrimin e produkteve të cilësisë së lartë,
• Sigurojë të gjitha produktet e kërkuara sipas kërkesës dhe Termave të Referencës,
• Sigurojë se do të jetë e gatshme për shpërndarjen e pakove edhe në qytetet tjera.

3. Kohëzgjatja e kontratës

Kompania do të angazhohet përmes një kontrate të veçantë me SiV për të ofruar shërbime sipas Aneksit A, për periudhën 20 korrik - 01 gusht 2020.

4. Aranzhimet kontraktuale dhe mbikëqyrja

Kompania do të kontraktohet sipas kushteve të Syri i Vizionit vetëm për qëllim të ofrimit të shërbimeve sipas Aneksit A dhe do të mbikëqyret nga  Udhëheqësi i projektit si dhe përgjegjësi për komunikim nga Syri i Vizionit.

5. Procedura e aplikimit

Kompania duhet të dorëzojë:
- Tabelën Aneks A të plotësuar pa ndërhyrë në përmbajtje dhe vetëm duke plotësuar të dhënat që kërkohen (çmimin për secilin produkt);
- Metodologjinë e planit të shpërndarjes edhe në pikat kyçe të projektit
- Referencat e punës - të paktën tri.
- Propozimi financiar me TVSH (duke u bazuar në tabelën e Aneksit A)
- Aplikimet pranohen vetëm fizikisht apo përmes postës. Aplikimet elektronike nuk vlerësohen të vlefshme.

Oferta duhet të dërgohen përmes postës apo/edhe fizikisht tek:

OJQ “Syri i Vizionit”
Adresa: Isa Demaj 14, 30000 Pejë-Kosovë, NRF 600238077, NRB 5101044-2, Nr. TVSH 330148892
Afati i fundit për aplikim është 15 korrik 2020 (e mërkure) në ora 17:00.
Vetëm kompania e suksesshme do të ftohet.
Për informata shtesë lidhur me procedurat e aplikimit mund të na kontaktoni përmes e-mail në: [email protected], ose [email protected]; apo/edhe në numrin e telefonit: 039 423 240.

Shkarko:
Aneks A – Propozimi financiar
Aneks B – Dëftesa e Pranimit