mendo globalisht,
vepro lokalisht

U mbajt debati për politikat kundër narkotikëve

28.09.2011

23 Shkurt 2011: Në kuadër të projektit “Forcimi i mbikëqyrjes publike në sundimin e ligjit” që impementohet në partneritet me FIQ nga Prishtina, në Pejë është mbajtur debati me temën “Zbatimi i politikave kundër narkotikëve dhe roli i shoqërisë”. Debati është mbajtur në hotel “Dukagjini” në Pejë dhe kanë marrë pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve që merren me luftimin e narkomanisë në shoqëri: Policia, Gjykata e Qarkut, Gjykata komunale, Prokuroria e Qarkut, Qendra Sociale, Shërbimi Sprovues, Komuna, QKMF, drejtoritë dhe këshillat e nxënësve në 5 shkollat e mesme, mediat, etj. 
Nga takimi kanë dalë disa rekomandime për koordinimin më të mirë të institucioneve, që do të shfrytëzohen edhe në hartimin e raportit mbi gjendjen në këtë sektor që do të publikohet gjatë vitit. Projekti “Forcimi i mbikëqyrjes në sundimin e ligjit” ka për qëllim ngritjen e efikasitetit të institucioneve për sundimin ligjit dhe rritjen e rolit të shoqërisë civile në mbikëqyrjen e punës së këtyre organeve.