misli globalno,
deluj lokalno

Për Anëtar/e

Zašto?

Sepse duke qenë anëtar i Syrit të Vizionit bëhesh pjesë e një grupi për që është duke punuar për të përmirësuar gjendjen në komunitetin tuaj duke trajtuar çështje kombëtare ose ndërkombëtare. Anëtarësia të bën të jesh i/e përfshirë në strukturat e organizatës, të jesh pjesë e vendimeve që merren, planifikimit të tyre dhe në përgjithësi të jesh i përfshirë në një komunitet të madh aktiv që vepron në ndryshimin e jetës së njerëzve.

Qytetarët duan të jenë aktiv dhe të jenë pjesëmarrës veprues në komunitet, duke u angazhuar në aktivitete, ose duke marrë pjesë në strukturat e organizatës. Kjo i bën ata të përfshihen dhe të ndajnë disa nga vlerat që ka organizata jonë: Respektimin e të gjithëve pa dallime; Punën në ekip dhe ndihmën ndaj njëri-tjetrit; Hapësirën e veprimit për vullnetarët; Besimin dhe përgjegjshmërinë, qasjen bashkëpunuese dhe gjithë-përfshirjen.

"Syri i Vizionit" ju krijon mundësinë anëtarëve të vet të sjellin brenda organizatës edhe vlera tjera që ata i përfaqësojnë, angazhohet në çuarjen më tej të kuazave të drejta që ata kanë dhe i bashkëngjitet zërit të tyre që vjen nga komuniteti të cilin e përfaqësojnë.

Njëkohësisht duke qenë pjesë e saj, anëtarët mundësojnë zhvillimin e organizatës, fuqizimin dhe rritjen e saj, duke u kthyer nga një akter pasiv në pjesë të ndryshimit në organizatën e vet.

Anëtarësimi është shkallë më e lartë e përfaqësimit të qytetarit brenda organizatës, është një hap që të bën vendimmarrës brenda organizatës, pjesë e zhvillimit të saj. Automatikisht kjo ju jep një përparësi në angazhimet në fushatat dhe projektet që Syri i Vizonit realizon.

Ne në Syri i Vizionit i kushtojmë shumë rëndësi zbatimit të praktikave të mira, prandaj na ndihmoni ne dhe vetes ta ndryshojmë këtë vend për të mirë!

Lični podaci

Molimo vas izaberite vaše polje stručnosti *
Interesna polja * Po kojim pitanjima civilnog društva ste najviše zainteresovani za angažovanje?
Na način da podiže svest građana i da olakša kampanje koje se sprovode, slažem se da me Syri i Vizionit drži informisanim o aktivnostima koje se tiču toga. *
Clanstvo Plac�anje *
Misija, Vizija, i Politika NVO-a Syri i Vizionit *