Mbështetje e BE-së në Zbatimin e Strategjisë për komunitetet Romë, Egjiptian dhe Ashkali
Titulli i Projektit: Mbështetje e BE-së në Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Egjiptian dhe Ashkali 2-Arsim për Integrim (EUSIMRAES 2)
Kohëzgjatja: 36 muaj (Prill 2016 - Mars 2019)
Vendi: Istog
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 94203.80
Donatoret: Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS)
Qëllimi i projektit: Objektivi specifik i projektit është të siguroj një qasje të barabartë të fëmijëve rom, egjiptian dhe ashkali në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm, duke përmirësuar regjistrimin, vijimin dhe arritjen e rezultateve të fëmijëve nëpërmjet mbështetjes së bazuar në komunitet dhe asaj financiare.
Përfituesit: Fëmijët nga komunitetet rome, egjiptiane dhe ashkali, nga mosha 5 deri ne 14 vjeç, prindërit e fëmijëve të moshës shkollore, mësuesit e shkollave që shërbejnë komunitetet e synuara, nxënësit e shkollave të mesme, organizatat e shoqërisë civile dhe publiku i gjerë në Kosovë.
Realizimi i projektit: Përfshirje e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm dhe përmirësim i rezultateve të të nxënit të tyre. Qasje dhe vijueshmëri e përmirësuar e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë dhe përmirësim i kapaciteteve të tyre për të përfituar nga arsimi i lartë. Organizatat që punojnë në fushën e arsimimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përmirësojnë kapacitetin e tyre për tu ofruar shërbime cilësore anëtarëve të komuniteteve të tyre
Aktivitet dhe Rezultatet:
- Mbështetet operimi i 10 qendrave mësimore
- Bëhet vetëdijesimi i prindërve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për të regjistruar fëmijët me kohë në shkollë
- Ofrohet mbështetje logjistike fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për të vijuar arsimin parafillor
- Ofrohet mentorim individual dhe ndihmë në detyra të shtëpisë për fëmijët e moshës shkollore dhe atyre të kthyer
- Organizohet trajnim kundër paragjykimeve për mësimdhënësit dhe prindërit, dhe ofrohet mentorim/këshillim për të siguruar zbatimin e kompetencave të marra
- Organizohen ngjarje lokale për të ndihmuar integrimin më të mirë të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në nivelin shkollor.
- Ofrohet mbështetje për regjistrimin e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë
- Krijohet një program i bursave për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian të shkollave të mesme të larta
- Ofrohet mentorim për përfituesit e bursave
- Themelohet një rrjet joformal i OShC që punojnë në përmirësimin e mundësive të arsimimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
- Lehtësohet komunikimi në mes të anëtarëve të rrjetit dhe shpërndahet informacioni
- Zhvillohet strategjia e bashkëpunimit për rrjetin
- Ofrohen mundësi të zhvillimit profesional të anëtarëve të rrjetit, për të përmirësuar shkathtësitë e tyre të shërbimit dhe avokimit.